Zgjedhjet në Serbi shtyjnë dialogun me Kosovën

E publikuar: 12/01/2019 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në korridoret e institucioneve serbe po diskutohet për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Partia e Aleksandar Vuçiq, Partia Progresiste e Serbisë, në mbledhjen e saj të fundit u shprehë e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lideri i kësaj partie, Aleksander Vuçiq, sipas gazetës ‘Blic.rs’ citohet të ketë thënë që për zgjedhje duhet të pyetën dhe shikuar interesi i serbëve të Kosovës.

Zgjedhjet në Serbi gjatë këtij viti mund të shtyjë dialogun me Kosovën. Opozita në Serbi që disa javë po proteston duke kërkuar shkarkimin e Vuçiq.

Sonte pritet që në Beograd të ketë protesta masive. /Lajmi.net/