Zgjedhjet lokale, zyrtarizohet kandidati i PD-së për Bashkinë e Lushnjes

E publikuar: 13/04/2015 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike ka zyrtarizuar një tjetër kandidat për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Bëhet fjalë për Darien Xhindolin, i cili do të jetë kandidat për Bashkinë e Lushnjes.
Partia më e madhe opozitare në vend ka disa ditë që ka nisur publikimin e kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale. Të dielën u njoftua se Dhurim Alinani do të kandidojë nën siglën e PD-së në Delvinë dhe Gëzim Çaushi në Roskovec.

Në Peqin është zyrtarizuar kandidatura e Albert Kreçit, ndërsa në Divjakë ajo e Irakli Goresë. Në Pukë, Partia Demokratike do të hedhë në garë Rrok Dodën. Burreli do të ketë kandidat, sipas selisë blu Nezir Rizvanin, ndërsa në Klos do të jetë Basir Cupa.

Ky proces publikimi i emrave të kandidatëve pritet të vazhdojë deri në përfundimin e tyre dhe nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore.

/ Top Channel/