Zgjedhjet e përgjithshme në Irak

E publikuar: 12/05/2018 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot irakianët votojnë në zgjedhjet e para të përgjithshme, që nga koha kur militantët e Shteti Islamik u dëbuan nga vendi, vitin e kaluar.

Janë 7 mijë kandidatë që konkurojnë për 329 vendet e Parlamentit irakian.

Në mbarë vendin janë ngritur qendra votimi, përfshirë kampet ku jetojnë më tepër se 3 milionë njerëz të zhvendosur nga luftrat me ISIS-in.

Nga zgjedhjet e sotme pritet të dalë një qeveri, e cila do të udhëheqë vendin, por periudha e negociatave për formimin e qeverisë së re mund të marrë deri në disa muaj.