Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 8 shtator?

E publikuar: 22/07/2019 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet të mbahen në fillin të muajit shtator.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 8 shtator, mësohet nga burime brenda Presidencës së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve të RTK-së, presidenti Hashim Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme e të cilat do të mbahen me 8 shtator.

Sipas interpretimeve ligjore, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë.

Por, kjo vlen për datën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Këtë herë nuk kemi të bëjmë me konstituimin të ri të Kuvendit, prandaj nuk është e qartë nëse këto afate vlejnë edhe për këto rrethana.