Zgjedhja e Thaçit president, implikon ndryshime në Qeveri (Video)

E publikuar: 31/01/2016 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zgjedhja eventuale e Hashim Thaçit për president të vendit domosdoshmërish do të implikonte ndryshime në Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa. Madje, sipas burimeve të Tribuna Channel, partnerët e koalicionit janë duke e shqyrtuar mundësinë që të bëjnë rokade në drejtimin e ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Jashtme.

Kësisoj drejtimin e MPJ-së do ta merrte ministri aktual i Punëve të Brendshme, Skendër Hyseni, ndërsa të MPB-së dikush nga PDK.

Tribuna Channel për dy ditë ka kontaktuar zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, mirëpo, ky i fundit nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit.

E nga ana tjetër, drejtori i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj, thotë se zakonisht formatimet ose rokadat në Qeveri nuk bëhen për të rritur performancën në dikaster të caktuar, por bëhen vetëm sa për menaxhuar të pakënaqurit në partitë në koalicion. Liderët e partive sipas tij, i joshin të pakënqurit më poste duke mohuar zërin kundërshtues në parti.

Për më shumë ndiqeni kronikën e plotë nga Tribuna Channel.