Zgjatja e ciklit menstrual

E publikuar: 30/08/2015 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur bëhet fjalë për ciklin menstrual, çdo femër është e ndryshme, ajo që mund të jetë normale për ju, ndoshta mund të mos jetë në rregull për miken tuaj të ngushtë.

Rrjedhja mesatare e ciklit zgjat katër deri në shtatë ditë, por nëqoftëse keni një muaj që ju zgjatë periudha, ndoshta nuk duhet edhe të shqetësoheni – ndikon stresi, sëmundjet dhe humbjae peshës.

Por, nëse cikli juaj menstrual zgjat për më tepër se një muaj, atëherë veproni në mënyrë të duhur dhe kontaktoni gjinekologun tuaj për të zbuluar shkaqe tjera të mundshme siç janë ndryshimet hormonale, sindromi policistik ovarian si dhe fibroidet.

Gjithashtu, mjeku mund të ju kontrollojë për anemi nëse keni shumë gjakderdhje dhe duhet të ndrroni tamponët çdo orë. Varësisht nga shkaku i gjakderdhjes, mjeku juaj mund të ju përshkruajë pilula kontraceptive apo një pajisje intrauterine për të rregulluar mosbalancimin hormonal si dhe gjakderdhjen mujore.