Zgjatja e afatit për autostradën ‘Arben Xhaferi’ – KDI del me detaje të reja

E publikuar: 09/02/2019 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), sot nga ora 11:00 pritet të mbajë konferencë për media lidhur me zgjatjen e afatit për përfundimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit dhe qëndrimet e Qeverisë karshi kësaj kontrate.

Ministria e Infrastrukturës me një aneks kontratë është pajtuar që të zgjatet afati i implementimit të kontratës bazë deri më 1 qershor 2019, përkatësisht 152 ditë i jepen kohë shtesë Bechtel& Enkes për zbatimin e punëve për këtë autostradë.

Aneks kontrata e nënshkruar nga palët përcakton detyrimet e Qeverisë së Kosovës për 53 milionë euro për Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit (Autostrada Arben Xhaferi).