Zgjatet afati për aplikim për programin e vetëpunësimit për personat e riatdhesuar

E publikuar: 31/08/2020 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me qëllim të ofrimit të mbështetjes për personat e riatdhesuar në Kosovë, në realizimin e planeve të tyre të biznesit, dhe si përpjekje e shtuar për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike gjatë përballjes me pandeminë COVID-19, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), ka zgjatur afatin e thirrjes për aplikim për programin e vetëpunësimit për personat e riatdhesuar deri më datë 16 shtator të këtij viti.

Kjo shtyrje sipas ministrisë, është bërë në bashkëpunim me programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me mbështetje nga departamenti për riintegrimin e personave të riatdhesuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Qëllimi i Programit të Vetëpunësimit është të mbështesë personat e riatdhesuar të regjistruar të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. Mbështetja me grante do të ofrojë mjete/pajisje teknike për realizimin e Planit të Biznesit. Formularin dhe A në njoftimi.8