Zëvendësministrja Shkodra dhuron 300 ekzemplarë për bibliotekën e Universitetit “Kadri Zeka”

E publikuar: 26/06/2019 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra, njëherit edhe vajza e profesorit të ndjerë Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra, sot në emër të familjes dhuroi rreth 300 ekzemplarë për bibliotekën e Universitetit “Kadri Zeka “ në Gjilan, duke e pasuruar bibliotekën me këndin e veprave të matematicientit Shkodra – autor i shumë teksteve dhe publikimeve shkencore nga fusha e matematikës.

Sadri Shkodra, la gjurmë të thella në veprimtarinë e tij intelektuale, duke përgatitur breza të rinj në fushën e matematikës.

Shkodra la gjurmë të mëdha me punën e tij prej profesionisti, duke hyrë në radhën e matematicientëve të shquar, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka“, Bajram Kosumi, theksoi se ishte nder dhe privilegj, që në Universitetin të cilin ai e udhëheq, biblioteka të jetë e pasuruar me literaturën e Prof. Dr. Sc. Sadri Shkodra.

Image may contain: 14 people, people smiling, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting