Zëvendësministri Fatmir Gashi diskuton me shoqatat e bankave dhe të sigurimeve për Projektligjin për TAK

E publikuar: 05/07/2018 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi, së bashku me anëtarët e Grupit punues për hartimin e Projektligjit për TAK, kanë takuar përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës, Shoqatës së Bankave të Kosovës, Shoqatës së Kompanive të Sigurimeve, Deloitte si dhe përfaqësuesit e Bankave Komerciale në Kosovë, për të diskutuar në lidhje me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

Gjatë takimit të gjitha palët diskutuan për definimin e qartë të trajtimit tatimor të veprimtarisë bankare dhe trajtimin e veprimtarisë së sigurimeve në Kosovë.

Me këtë rast, Zëvendësministri Gashi shprehi gatishmërinë e Ministrisë së Financave, për të diskutuar me të gjitha palët e interesit në funksion të hartimit të një projektligji sa më efikas dhe konform legjislacionit të vendit dhe direktivave të BE-së.

Ai gjithashtu falënderoj përfaqësuesit e shoqatave të bankave dhe atyre të sigurimeve, si dhe pjesëmarrësit tjerë për kontributin për hartimin e këtij projektligji.

Po ashtu, përfaqësuesit e Shoqatave të Bankave, Sigurimeve dhe pjesëmarrësit tjerë falënderuan zëvendësministrin Fatmir Gashi dhe Ministrinë e Financave për përfshirjen e tyre në procesin e diskutimeve për hartimin e Projektligjit për TAK./Infosot/