Zëvendëskryeministri Thaçi në vizitë zyrtare në Maltë

E publikuar: 31/05/2015 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valletta, 31 maj 2015 – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Maltës.

Gjatë vizitës së tij dyditore në Maltë, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet me homologun e tij ministrin e Punëve të Jashtme, George W. Vella, kryetaren Marie-Louise Coleiro Preca, ministrin e Punëve të Brendshme dhe të Sigurisë Kombëtare, Carmelo Abela, dhe kryeparlamentarin Anġlu Farrugia.

Zëvendëskryeministri Thaçi, në takimet me zyrtarët më të lartë shtetërorë maltezë, do të kërkojë mbështetjen e këtij vendi anëtar të Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.