Zëri i Amerikës: Mbi 5200 të pastrehë dhe 1200 banesa të dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri

29.11.2019 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zëri i Amerikës: Mbi 5200 të pastrehë dhe 1200 banesa të dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri

Në Shqipëri ka rritur në 49, numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin të martën, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po shkojnë drejt fundit dhe paraditen e së premtes po kërkohej vetëm nën rrënojat e një hoteli në Durrës, ku dyshohet të jetë ende trupi i një personi. Eshtë pikërisht Durrësi qyteti me numrin më të madh të personave që kanë humbur jetën, 25 viktima. Goditjet e tërmetit shkatërruan duke rrënuar plotësisht, dy hotele në zonën e plazhit, dy pallate në qytet si dhe një banesë trekatëshe në zonën e ish Kënetës. Ndërsa në Thumanë, ku kërkimet u konsideruan të mbyllura që ditën e djeshme, ishin 23 persona që humbën jetën nën rrënojat e dy pallateve të rrëzuar.

Sot qeveria bëri të njohur dhe një bilanc të parë të dëmeve, ku janë mbi 1200 banesa dhe pallatet e prekur. Sipas kryeministrit Edi Rama në zonën e Durrësit janë 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara totalisht dhe 176 pallate të dëmtuara. Ndërsa në Tiranë, 15 banesa janë të shkatërruara dhe 239 të dëmtuara, ndërsa 8 pallate janë jashtë funksionit dhe 61 të dëmtuara.

Bol U Zglobovima? Postoji Jednostavan Domaći Preparat! Bez Operacije!
Mbi 5200 janë qytetarët e pastrehë nga të cilët 3480 në rajonin e Tiranës dhe 1760 në Durrës dhe Thumanë. Kryeministri Edi Rama tha se tendat do të mbyllen gjatë ditës së sotme dhe të gjithë personat e pastrehë do të sistemohen pranë strukturave hoteliere me të cilat qeveria ka bërë marrëveshje.

Ndërsa dy ditë më parë qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës, sot në listë u përfshi edhe Laçi për shkak të dëmeve të mëdha të rregjistruara dhe në këtë zonë. Një ditë më parë një gjë e tillë u kërkua nga kryetari demokrat Lulzim Basha. “Mirëkuptoj opinionin e kryetarit të opozitës, se Laçi përfshihet në këtë perimeter. Në këtë rast na përputhen shqetësimet dhe idetë”, deklaroi kryeministri, i cili ftoi opozitën të bëhet pjesë dhe e Komitetit për Rindërtimin e dëmeve nga tërmeti./VOA

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


OVL UÇK kërkon shkarkimin e eurodeputetes Viola con Cramon

OVL UÇK kërkon shkarkimin e eurodeputetes Viola con Cramon

Selimi fton sërish shoqërinë civile të kthehen në grupin punues për vettingun

Selimi fton sërish shoqërinë civile të kthehen në grupin punues për vettingun

Stagnim në ekonomi – Gjilani ka humbur 788 vende të punës në kohë pandemie

Stagnim në ekonomi – Gjilani ka humbur 788 vende të punës në kohë pandemie

Partitë në garë për sigurimin e shumicës së re parlamentare

Partitë në garë për sigurimin e shumicës së re parlamentare

PDK: Qeveria ta parandalojë shitjen e IPKO-s te “Telekom Serbia”

PDK: Qeveria ta parandalojë shitjen e IPKO-s te “Telekom Serbia”

IKSHPK: 241 raste të reja me Covid-19, 143 të shëruar

IKSHPK: 241 raste të reja me Covid-19, 143 të shëruar

Ministri Kuçi priti në takim udhëheqësit e Odës Tregtare Kosovaro-Turke

Ministri Kuçi priti në takim udhëheqësit e Odës Tregtare Kosovaro-Turke

Thaçi: Protestat nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike

Thaçi: Protestat nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike

Qeveria merr vendim për shpronësimin e pronave, hapet rruga për ndërtimin e sheshtit të Obiliqit

Qeveria merr vendim për shpronësimin e pronave, hapet rruga për ndërtimin e sheshtit të Obiliqit

Haradinaj: Vendimi i GJND-së në favor të Kosovës forcoi vet Kosovën e 17 shkurtit

Haradinaj: Vendimi i GJND-së në favor të Kosovës forcoi vet Kosovën e 17 shkurtit

Nuk respektuan vendimin e Qeverisë – dy të arrestuar në Suharekë

Nuk respektuan vendimin e Qeverisë – dy të arrestuar në Suharekë

Vushtrri – Aksident trafiku me lëndime

Vushtrri – Aksident trafiku me lëndime

Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Prizren – Aksident trafiku me lëndime

Prizren – Aksident trafiku me lëndime

Qeveria i hap rrugë tërheqjes së 10 përqind nga Trusti, por pa kompensim

Qeveria i hap rrugë tërheqjes së 10 përqind nga Trusti, por pa kompensim

Telekomit mbrëmë iu morën rreth 3.5 milionë euro nga Dardafon

Telekomit mbrëmë iu morën rreth 3.5 milionë euro nga Dardafon