Zenun Pajaziti nis garën: PDK-ja do ti jap fund periudhes se izolimit të Gjilanit

E publikuar: 20/08/2017 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zenun Pajaziti zyrtarisht do të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit. Mbrëmë dega e PDK-së në Gjilan ka vendosur për kandidaturën e tij. Ai ka drejtuar akuza ndaj kryetarit aktual të Gjilanit, Lutfi Haziri duke thënë se më 22 tetor PDK-ja do ti jap fund periudhes se izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës.

“Me 22 tetor do t’i japim fund periudhës se izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës. Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar këtë trajtim dhe nëpërkëmbje. Do të punoj pa u ndalur asnjë moment, që Gjilani dhe Anamorava të fuqizohen dhe zhvillohen sa më shumë sepse qytetarët tanë janë më punëtorët dhe kanë traditë të punës”, ka shkruar Pajaziti.
“Të nderuar bashkëqytetarë të Gjilanit, unë mbrëmë kam marr përgjegjësi dhe jam nderuar nga Kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan e cila unanimisht ka vendosur që unë të jem kandidat për kryetar të Gjilanit”.

“Kjo është një përgjegjësi që e kam pranuar menjëherë sepse kam dëshirë të shërbej dhe të jap kontributin tim direkt përmes qeverisjes lokale në qytetin tonë”.

Ai ka thënë se po punojnë në përpilimin e programit qeverisës për katër vitet e ardhshme në Gjilan.

“Deri më 22 Tetor unë dhe ekipi i Partisë Demokratike do të jemi të angazhuar që të hartojmë platformën qeverisëse bashkë me qytetarët, nga bashkëbisedimet në secilën lagje të qytetit dhe në të gjitha fshatrat tona, në mënyrë që propozimet e qytetarëve të bëhen pjesë e programit qeverisës për katër vitet e ardhshme”.