Zënkë e madhe mes motrave Kardashian

E publikuar: 01/07/2018 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seritë e reja kanë sjellë edhe ngjarje të reja, zënka, grindje, dashuri dhe lot.

Motra më e madhe Kourtney, pas një zënke me Kim, ka shprehur dëshirën e  saj për mos të qenë më një Kardashian, sepse kjo gjë po i shkatërron jetën, madje ajo nuk do të jetë në sezonin e herës tjetër.

Zënka mes tyre ka nisur që prej sezonit të mëparshëm, por gjërat janë bërë serioze kur ato janë grindur me fjalë të rënda para kamerave, të cilat e kanë transmetuar këtë detaj për të gjithë shikuesit.

Fjalët ofenduese e fyerjet kanë qenë pjesë e zënkës, madje Kim i bën me dije të motrës se ajo është e pamatur dhe nuk është e aftë të bëjë asgjë për veten dhe për familjen.