Zënka e pjesëtarëve të sigurimit me një grup, nuk e ndaloi të moshuarën të hynte në klubin e natës (Video)

E publikuar: 11/02/2019 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sikur të mos ishte duke ndodhur asgjë, një e moshuar ka hyrë brenda klubit të natës që ndodhet në Yoevil të Anglisë, derisa përjashta po zhvillohej një zënkë mes pjesëtarëve të sigurimit dhe një grupi që besohet se ishin të dehur.

E patrembur nga grushtet dhe shqelmat e të dy palëve, gruaja me kapelë hyri brenda e vendosur, mbase edhe për një pije të fundit, transmeton Telegrafi.

“Kur nuk të ndalon asgjë, nga dëshira për të kaluar mirë. Të tjerët le të rrihen sa të duan” ka qenë një prej komenteve të shumta.

Megjithëse të dy palët shkëmbyen goditje të shumta fizike, nuk raportohet për lëndime serioze te asnjëri grup. /Telegrafi/