Zeneli asistuesi më i mirë në kampionatin holandez

E publikuar: 27/10/2018 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arber Zeneli po vazhdon shkëlqimin në kampionatin holandez Eredivisie.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës e ka nisur mjaftë mirë këtë edicion në Holandë.

Zeneli është aktivizuar rregullisht me skuadrën e tij Heerenveen si titullar dhe ka pasur paraqitje fantastike.

23-vjeçari ka luajtur nëntë ndeshje të gjitha nga minuta e parë ku ka shënuar edhe një gol.

Por ajo që bije në sy janë asistimet e tij këtë edicion me fanellën bardh e kaltër.

Në nëntë ndeshjet e para, Arberi ka arritur të bëjë gjashtë asistime.

Aktualisht sulmuesi nga Mitrovica është në krye të asistuesve më të mirë në Eredivisie.

Ish-anëtari i Elfsborgit, rekordin për më së shumti asistime e ka vitin e kaluar kur gjatë edicionit 2017-18 kishte bërë 13 asistime me Heerenveenin.

Pas nëntë ndeshjeve në kampionat, skuadra e Zenelit ka grumbulluar 10 pikë dhe zë vendin e 12-të. /Telegrafi/