Zemra e thyer e dëmshme sikurse sulmet e zemrës

E publikuar: 18/11/2017 01:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhe tani del që të qenit zemërthyer vërtetë i bën keq zemrës suaj.

Kardiomiopatia Takotsubo, apo siç njihet si “Sindroma e Zemrës së Thyer”, prek së paku tre mijë persona në Mbretërinë e Bashkuar pas ndonjë ngjarjeje traumatike, dhe gjatë një sulmi, ku muskujt e zemrës dobësohen deri në pikën ku nuk mund të funksionojë më me efikasitet.

Ndërkaq, hulumtuesit nga Universiteti i Aberdeenit tani kanë gjetur që këto efekte mund të jenë të përhershme, sikurse sulmi në zemër.

Studimi shikoi në 37 pacientë me “Sindromën me zemër të thyer” për dy vjet dhe gjetën që ata kishin dëm të patrajtuar të zemrës nga e cila u ishte reduktuar elasticiteti.