Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka vlerësuar se zgjedhjet e reja janë shumë të nevojshme.
Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka bërë me dije se zgjedhjet e parakohshme nuk janë më vetëm kërkesë e opozitës, por edhe interes shtetëror i Kosovës.
Sipas tij, institucionet aktuale kanë humbur legjitimitetin e nevojshëm për ta udhëhequr vendin.
Zemaj ka treguar se LDK’ja synon rrëzimin e Qeverisë përmes një koordinimi opozitar, duke llogaritur edhe në mbështetjen e disa deputetëve të koalicionit qeverisës.
Ai ka bërë të qartë qëndrimin e ;DK’së sa i përket dialogut me Serbinë.
“Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa stabilitet institucional. Ne si LDK kërkojmë legjitimitet të ri i cili garanton konsensus, njëherësh raport konkret me partnerët ndërkombëtarë”, është shprehur Zemaj,