Zemaj: Vjosa Osmani nuk do të përjashtohet

E publikuar: 03/06/2015 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Askush nuk mund të përjashtohet as Vjosa Osmani, as Armend zemaj e as Ismet Beqiri.”, tha Armend Zemaj nga LDK-ja.

Armend Zemaj shtoi se Vjosa Osmani nuk do të përjashtohet.
“Askush nuk mund të përjashtohet as Vjosa Osmani, as Armend zemaj e as Ismet Beqiri.”, tha Zemaj.
Vjosa Osmani dhe Arben Gashi është dashur të jenë në Këshillin e Përgjithshme.
Armend Zemaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, i ftuar në Info Magazine të Klan Kosova, ka folur rreth zgjedhjeve të Kuvendit të VIII-të në LDK-së dhe ka konsideruar se kjo parti e ka kaluar provimin e demokracisë që moti.
“Lidhja Demokratike ka kohë që e ka kaluar testin demokratik. LDK-ja e ka humbur liderin e saj, Ibrahim Rugova dhe ka kaluar nëpër faza të ndryshme. Të dielën në zgjedhje ka pasur një proces shumë demokratik”, ka thënë Zemaj.
Ai e ka cilësuar të panevojshëm përjashtimin e mediave nga salla ku po mbaheshin zgjedhjet e LDK-së.
“Kuvendi zgjedhor nuk ka pasur nevojë që të mos i lejojë mediat në Kuvend, sepse çdokush ka mundur të flasë pa u penguar nga askush”.