Zemaj viziton Spitalin e Gjakovës

E publikuar: 20/06/2020 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të shtunën nisi turin e vizitave nëpër institucionet shëndetësore, jashtë kryeqytetit. Ai vizitoi spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Këtu u shoqërua edhe nga drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala dhe i pari i Institutit për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani.

Këto vizita, Zemaj tha se po bëhen për një qëllim.

“Kjo është që mobilizimi të jetë në nivelin më të lartë që ne të ofrojmë kujdes të shtuar qytetarëve të Kosovës, në luftimin me betejën Covid 19”, ka thënë Zemaj.

Kronikë e gazetarit Drin Demiri.