Zemaj: Tubimet e njerëzve janë bërë rreziku më i madh

17.06.2020 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zemaj: Tubimet e njerëzve janë bërë rreziku më i madh

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka tërhequr vëmendjen se mos respektimi i distancës fizike dhe sociale dhe masave parandaluese të rekomanduara nga IKSHPK, mosmbajtja e maskave dhe dorezave, ditëve të fundit ka rezultuar me rritjen e frikshme të numrit të të infektuarve.

Sipas tij tubimet dhe grumbullimet e njerëzve janë bërë rreziku më i madh.

Zemaj ka thënë se të gjitha institucionet publike e private duhet rigorozisht të ndërmarrin të gjitha veprimet që dalin nga udhëzimet e “Manualit për mbrojtjen nga përhapja e virusit covid-19”.

Ky është statusi i tij i plotë:

Në këtë mengjes të punes, tek po lexoj informacionet e medieve vendore dhe të vendeve tjera, po shohim se Covid-19 vazhdon të jetë pelerina e zezë që po mbështjellë thuajse shumicën e kryetitujve. E në këtë kuptim edhe mendjen tonë.

Ky virus është shqetësimi ynë më i madh aktualisht. Është shndërruar si një kërbaç që çdo ditë po godet ndonjë qytetarë. Që nga fillimi detyrës unë si ministër dhe tërë stafi im me të gjitha kapacitetet po angazhohemi në këtë kryengritje kundër virusit. Por ushtarët kryesor jeni secili nga ju.

Tubimet dhe grumbullimet e njerëzve janë bërë rreziku më i madh.

Në to po fshihet ky virusi i pabesë që pret për t’u shpërndarë dhe atakuar.

Mos respektimi i distancës fizike dhe sociale dhe masave parandaluese të rekomanduara nga IKSHPK, mosmbajtja e maskave dhe dorezave, ditëve të fundit ka rezultuar me rritjen e frikshme të numrit të të infektuarve.

Kjo situatë është krijuar sidomos pas datës 30 maj kur u lehtësuan masat.

Çdokush duhet jetë i vetëdijshëm se virusi vërsulet e shpërndahet në tubime e grumbullime njërëzish dhe përmes kontakteve.

Në këto rrethana është e pamundur mbikëqyrja e përgjithshme.

E vetmja armë e jona kundër këtij virusi është ruajta e distancës fizike e sociale dhe respektimi i masave mbrojtëse dhe parandaluese.

Të gjitha institucionet publike e private duhet rigorozisht të ndërmarrin të gjitha veprimet që dalin nga udhëzimet e “Manualit për mbrojtjen nga përhapja e virusit covid-19”.

Ruaj distancën!

Vendos maskën!

Mbaje higjienen!

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Daçiq thotë se Serbia ka pezulluar fushatën e çnjohjeve, pasi Kosova është zotur të mos lobojë për njohje të reja

Daçiq thotë se Serbia ka pezulluar fushatën e çnjohjeve, pasi Kosova është zotur të mos lobojë për njohje të reja

Që nga 2017 nuk janë audituar raportet financiare të partive politike

Që nga 2017 nuk janë audituar raportet financiare të partive politike

​Masat kundër Covid-19 po sjellin dëme të mëdha për sektorin e gastronomisë

​Masat kundër Covid-19 po sjellin dëme të mëdha për sektorin e gastronomisë

Rusia shënon mbi 6,100 raste të reja të koronavirusit

Rusia shënon mbi 6,100 raste të reja të koronavirusit

Hoti për masakrën e Rahovecit: Kriminelët do të marrin atë që meritojnë

Hoti për masakrën e Rahovecit: Kriminelët do të marrin atë që meritojnë

Istog – Arrestohet një person i dyshuar për transportim jo higjienik të mishit

Istog – Arrestohet një person i dyshuar për transportim jo higjienik të mishit

KMDLNj: Është e papranueshme të mos testohen anëtarët e familjes ku ka të prekur nga Covid-19

KMDLNj: Është e papranueshme të mos testohen anëtarët e familjes ku ka të prekur nga Covid-19

​Vlora historike: Mëshirim i së kaluarës e të tashmës

​Vlora historike: Mëshirim i së kaluarës e të tashmës

​Digjet një shtallë bagëtish në Caravik të Klinës, dëmet rreth 20 mijë euro

​Digjet një shtallë bagëtish në Caravik të Klinës, dëmet rreth 20 mijë euro

Plagosje në Prishtinë

Plagosje në Prishtinë

Pas Liverpoolit “viktima” e radhës e Arsenalit është Manchester City

Pas Liverpoolit “viktima” e radhës e Arsenalit është Manchester City

​LDK, PDK dhe AAK e lënë të hapur votën pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, LVV kundërshton

​LDK, PDK dhe AAK e lënë të hapur votën pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, LVV kundërshton

Pejë, vdes një 67 vjeçar i prekur me Covid-19

Pejë, vdes një 67 vjeçar i prekur me Covid-19

Aksident tragjik në Tetovë: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Aksident tragjik në Tetovë: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Koronavirusi shpërthen në Spanjë

Koronavirusi shpërthen në Spanjë

​OBSH: 260 mijë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

​OBSH: 260 mijë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit