Zemaj: Sot 48 raste me COVID-19

E publikuar: 28/09/2020 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njoftoi se sot 48 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas tij, edhe gjatë ditës së sotme kemi situatë të kënaqshme sa i përket lakores së infeksionit, bazuar në 645 testime që janë bërë gjatë 24 orëve të fundit.

“Secili të jemi të përgjegjshëm aty ku jemi të ngarkur dhe assesi nga neglizhenca e ndonjërës hallkë të dështojë gjithë kjo punë e madhe që është bërë, sepse është parë që vetëm së bashku mund ta fitojmë luftën kundër pandemisë”.

“Ju bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë më përgjegjësinë më të lartë masat mbrojtëse duke bartur maskën, ruajtur distancën dhe higjienën, sepse vetëm kështu mund t’ia dalim së bashku”, ka shkruar mes tjerash Zemaj në postimin e tij në Facebook.