Zemaj prezanton masat e reja anti-COVID: Kufizohet lëvizja për të moshuarit, gastronomia dhe qendrat tregtare mbyllen në orën 21:00

E publikuar: 31/10/2020 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se për ta ndalur hovin e infeksionit me COVID-19, janë ndërmarrë masa shtesë.

Zemaj këto vendime i ka bërë të ditura pas takimit të Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19, i cili ka shqyrtuar sot situatën epidemiologjike në vend lidhur me virusin Corona.

Ministri Zemaj tha se numri i madh i infektimeve dhe rastet e reja i kanë detyruar të veprojnë menjëherë.

Ai tha se është e domosdoshme të reduktohet numri i stafit në institucionet e nivelit qendror dhe lokal.

“Me kapacitete të plota do të punojnë institucionet shëndetësore dhe Policia. Personat mbi moshën 60 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike do të lirohen nga paraqitja në punë, ata do të punojnë online”.

Personave mbi moshën deri 65 vjeçare dalin jashtë prej 06 deri në orën 10 dhe nga ora 16 deri në 19:00.

“Të gjitha qendrat tregtare do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Gastronomisë i ndalohet puna nga ora 21:00 deri në 05:00, përveç ‘take awa’ “, tha ai.

Ai tha se edhe ligjëratat në Fakultet të mbahen online kurse provimet dhe ushtrime sipas rekomandimeve.

Konviktet dhe mensa do të punojmë duke respektuar masat e IKSHP-së.

Vendimet që do merren do shqyrtohen brenda dy javësh. De çdo vendim që merret do vlejë deri në një vendim tjetër.