Zemaj: Për shkak të protestës së Vetëvendosjes, nesër, pasnesër dhe ditëve në vijim do të rriten rastet me coronavirus

E publikuar: 15/06/2020 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është shprehur kundër rikthimit të masave kufizuese.Ai ka theksuar se virusi u përhap edhe nga protesta e Vetëvendosjes.

Madje, ai ka paralajmëruar shtim të rasteve për shkak të protestës së Vetëvendosjes.

Ai ka përmendur Prizrenin që u hap si vatër e re e koronavirusit, që nuk dihet se nga erdhi.

“Dikah ka shku virusi atje”, tha ai.Zemaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se do të bëjë përpjekje maksimale që të mos kthehen masat paraprake dhe gjendja e jashtëzakonshme.

“Është problem nacional se si duhet t’i adresohemi problemit. Unë kam përballë zyrën e vullnetareve që janë psikolog e psikiatër. Brenda orës ka qindra thirrje nga qytetarë që kërkojnë ndihmë pas pandemisë. Ne do të angazhohemi në maksimum që të respektohen masat dhe të barten maskat aty ku nuk mund të respektohet distanca…Angazhohem 24 orë që të mos ketë rikthim të masave”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë thotë se edhe institucionet publike si Posta e Kosovës mund të mbyllen nëse nuk respektohen masat.Zemaj thotë se numri i madh i të prekurve është edhe pasojë e testeve të mëdha që janë bërë prej se ka ardhur ai në krye të ministrisë.“Sa të jem unë ministër nuk do të kursehen testet dhe nuk do të ketë testime selektive”.Ministri i Shëndetësisë thotë se miliona euro janë shpenzuar për pandeminë dhe nuk është në rregull që të mos ketë testime masive.“Çdokush që ka simptoma dhe thërret në telefon unë do të insistojë që të testohet”, tha ndër të tjera Armend Zemaj./FrontOnline/