Zemaj paralajmëron se do të gjobiten ata që nuk i respektojnë rekomandimet e IKSHKP-së

E publikuar: 30/06/2020 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër COVID-19.

Zemaj tutje është shprehur se rekomandimet parandaluese për COVID-19 të IKSHPK-së përfshijnë̈ 22 masa të veçanta, që  sipas tij patjetër duhet të respektohen.

Ai ka njoftuar se masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset./Gazeta Sinjali/