Zemaj: Kosova të ngrit padi ndaj Serbisë, FSK të mos ndërlidhet me dialog

E publikuar: 08/03/2017 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, në debatin publik të mbajtur sot nga KDI, ka thënë se politika e Kosovës duhet të kërkojë llogari për të kaluarën dhe të ngrit padi në çfarëdo forme ndaj Serbisë për krimet e kryera nga viti 1989-1999.

Veç tjerash Zemaj në debatin e KDI-së, ka komentuar dhe transformimin e FSK-së, teksa tha se çështjet që kanë të bëjnë me fuqizimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës nuk duhet të lidhen detyrimisht me procesin e dialogut në Bruksel.

Kjo pasi sipas tij vetë shtytja e shtetit serb ndaj deputetëve të Kuvendit që janë pjesë e listës serbe  tregon se ata nuk e kanë vullnetin dhe gatishmërinë që të lejojnë ndryshime kushtetuese.