Zemaj: Kemi 8 mijë policë, s’mund t’i ruajmë të gjithë në vetizolim

E publikuar: 08/07/2020 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se aktualisht kemi vetëm 8 mijë policë dhe s’mund t’i ruajmë në vetizolim të gjitha rastet pozitive me koronavirus.

“Kemi vetëm 8 mijë policë, s’mund t’i ruajmë të gjithë në vetizolim”, është shprehur Zemaj.

Gjithashtu, Zemaj tha se aktualisht prioritet kanë sigurimin e sa më shumë testeve.

“Aktualisht prioritet e kemi sigurimin e sa më shumë testeve”, ka thënë Zemaj.

Tutje, Zemaj tha se është shqetësuese fakti se po kemi të bëjmë me një përqindje të madhe të personave që nuk besojnë në ekzistencën e virusit.

“Është shqetësuese fakti se 30% e qytetarëve nuk besojnë që ekziston virusi”, ka thënë Zemaj.

Ndërsa sa i përket kryetarëve të komunave, Zemaj tha se nuk ka asnjë vërejtje në punën e tyre.

“Nuk kam vërejtje në kryetarët e komunave”, shtoi Zemaj.