Zemaj: Do të kishim shumë vdekje nga koronavirusi, nëse s’do shfrytëzoheshin të gjitha kapacitetet shëndetësore që i kemi

E publikuar: 11/08/2020 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha në Kanal 10 se Kosova është shembull për menaxhimin e virusit Covid-19.

Ai ka thënë se do të ishte numër edhe më i madh i të vdekurve nëse s’do të shfrytëzoheshin të gjitha kapacitetet përfshirë edhe Spitalet Rajonale që të trajtojnë personat e infektuar.

“Do të ishte numër më i madh i vdekjeve. Kur kam nis punën kam kërkuar që të trajtohen edhe në Spitalet Rajonale, edhe pse në fillim kishte rezistencë. Kjo është ajo se sa vlerësohet tretmani spitalor. Sepse kur kemi numër të vdekjeve brenda 24 orëve në zona të caktuara, atëherë imponohet nevoja të rishikojmë se cili është përdorimi i respiratorëve, përvoja e mjekëve të ri, punë ditore kjo që e bëjmë me trupat tanë brenda MSH-së”, tha Zemaj.

Ai tha se ka vlerësim maksimal për punën që bëjnë mjekët dhe infermierët.

“Por, kjo është trashëgimi 20 vjeçare e potencialit. Nëse flasim për numrin e shtretërve dhe respiratorëve kur kam ardhur e kam gjet në aspektin minimal në krahasim me atë që kemi siguruar tani. Krejt këto që lidhen me trajtimin e rasteve COVID, janë resurse humane. Nëse ekziston mosha 55 vjeçare mesatare e personelit mjekësor, atëherë jemi në buzë të limituar të këtyre trajtimeve. Por, kemi nis edhe projekte të reja për kapacitet dhe kuadro të reja që të mund të futen menjëherë në sistemin shëndetësor së paku për vitet e ardhshme”, tha ministri Zemaj.