Zemaj: Do të hapet konkursi për specializantët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

E publikuar: 06/01/2021 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se do të hapet konkurs për specializantët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Në një postim në Facebook, Zemaj tha se pas regjistrimit të 1 mijë e 500 specializantëve për nevojat e Kosovës dhe Luginës së Preshevës, çështja e kandidatëve të rinj për specializime do të vazhdojë për kandidatët nga këto tri vende.

Postimi i plotë:

Pas regjistrimit të 1.500 specializantëve për nevojat e Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës, çështja e kandidatëve të rinj për specializime, vazhdon për kandidatët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo u diskutua në takimin e sotëm me kryetarin e Bordit Qendror për Shkollim Specialistik, dr. Labinot Shahini, andaj jemi dakorduar që të hapet konkurs për specializantët e këtyre tri shteteve.

Konkursi hapet në pajtim me Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125, Udhëzimin Administrativ mbi shkollimin specialistik Nr.05/2017, në bazë të propozimit të Bordit Qendror për Shkollim Specialistik (BQShS) dhe pas aprovimit nga Ministri i Shëndetësisë.

Ju bëj thirrje kandidatëve për aplikim, duke ju dëshiruar suksese, si dh palët e interesuara që ta bëjnë monitorimin e këtij procesi, për të siguruar transparencë dhe mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët.