Zemaj bisedon me OBSH’në rreth shtyllave ndërtuese të Strategjisë gjatë Emergjencave

E publikuar: 17/07/2020 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se sot është takuar me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të OBSH-së, përfaqësuesit e Zyrës së OBSH-së në Kosovë dhe përfaqësuesit e IKSHPK-së, ku diskutuan në detaje rreth 9 shtyllave ndërtuese të Strategjisë së Përgjigjes gjatë Emergjencave.

“Përfaqësuesit e Zyrës Rajonale e OBSH-së prezantuan rekomandimet e tyre për secilën prej këtyre shtyllave, dhe u dakorduam që me një bashkëpunim të afërt dhe të vazhdueshëm do të angazhohemi që t’i përmbushim këto rekomandime”.

“Gjatë këtij takimi u theksua edhe rëndësia e ngritjes së kapaciteteve, ku u përmend edhe ndikimi i menjëhershëm pozitiv që ka pasur edhe angazhimi i 200 profesionistëve shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook./FO/