Zelanda e Re bllokon pajisjet e telekomunikacionit nga Huawei

E publikuar: 28/11/2018 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zelanda e Re është vendi më i fundit i cili bllokon përdorimin e pajisjeve të telekomunikacionit prodhuar nga Huawei për shkak të frikës së cenimit të sigurisë kombëtare.


Kompania Spark në Zelandën e Re kishte planifikuar të përdorte pajisjet e Huawei për rrjeitn 5G.

Megjithatë agjencia qeveritare e sigurisë tha se kjo marrëveshje do të sillte rreziqe për sigurinë kombëtare raporton PCWorld.al.


Lëvizja është më e fundit në drejtim të kompanive Kineze të teknologjisë.

Rrjetet 5G kanë filluar të ndërtohen në disa vende të botës dhe janë infrastruktura e re mobile e cila do të sjellë internet të shpejtësisë së lartë.

Huawei është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit. /PCWorld Albanian