Zekrija Qazimi më 7 Nëntor gjykohet në Apel

E publikuar: 26/09/2016 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në rastin e Zeqirja Qazimit dhe të tjerëve të dënuar për terrorizëm është caktuar të mbahet më 7 nëntor 2016.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com Muhamet Humolli, avokat i të akuzuarit Ilir Krraba.

I akuzuar për rekrutim në terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes, ish-imami i xhamisë “El-Kudus” të Gjilanit, Zeqirja Qazimi, është dënuar më 20 maj 2016 me 10 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Me Qazimin, për pjesëmarrje në grup terrorist akuzoheshin edhe Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba.

Gjykata dënoi me 8 vjet burg Ilir Berishën e me 7 vjet e 6 muaj burg Sadat Topojanin. Ilir Krraba u dënua me 5 vjet burg, Burim Ballazhi 4 vjet e 6 muaj, Jetmir Kyçyku 4 vjet dhe Liridon Kabashi 3 vjet.

Ilir Berisha, Liridon Kabashi e Burim Ballazhi gjatë gjykimit pranuan fajësinë.

Dëshmi se Zekria Qazimi ka qenë rekrutuesi kryesor i xhihadistëve nga Kosova, Gazeta Express ka sjellë vazhdimisht në disa seri shkrimesh që përmbanin SMS-Dëshmi të komunikimeve të imamit me bashkëpunëtoret e tij. Derisa në Maj të 2016’ës, në ciklin e Dokumentareve “Zona Express”, “Kampet e Zeza”, ka nxjerrë rrëfimin ekskluziv të një të riu që ishte pjesë e një kampi ‘verorë’ rekrutimi në Dëbellde të Vitisë, bashkangjitur me pamje reale të të njëjtit kamp që kishte funksionuar në vitin 2011. /GazetaExpress/.