Zeka: Vuçiqi flet me Hashim Thaçin, jo me Albin Kurtin

E publikuar: 05/11/2019 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i PEK-ut, Milaim Zeka ka thënë se Albin Kurti bërig abim strategjik që u takua me Edi Ramën në fundjavën e kaluar.

“Takimi me Edi Ramën, gabim në aspektin strategjik. Deklaratat edhe për listën serbe, edhe punën e dialogut, mendoj që janë të gabueshme dhe të nxitueshme. Formatin e dialogut nuk e cakton Kurti. Ky ka me ulu me fol me Anën, me Vucicin flet Thaçi”, tha Zeka në RTV Dukagjini.

‘’Duhet me pranu që amerikanët nuk kanë kohë me u marrë me përralla të Ballkanit. Po gabon në aspektin strategjik’’.

Për bisedimet LDK-VV, Zeka tha se ka fërkime.

‘’Fërkimet nuk janë të shëndteshme për arritjen e koalicionit. Nëse do me u maru me dikë, nuk mund ta bësh qeverinë, e gjithë ditën me u sha me të’’.