Zeka: Gjykata Speciale do t’i thërrasë Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Fatmir Limajn, Azem Sylën e Rexhep Selimin

E publikuar: 11/12/2018 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli; lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj; ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku; ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla; nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dy zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe disa zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e të Vetëvendosjes, janë ndër personat që, sipas deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, do të ftohen nga ana e Gjykatës Speciale për intervistim në Hagë.

Këta emra Zeka i ka përmendur ekskluzivisht në një intervistë në DPT te Fidani, në televizionin T7.

“Kadri Veseli, Agim Çeku, Azem Syla, Fatmir Limaj, ka të AAK’së, dy persona të lartë ka edhe të Vetëvendosjes do të thirren nga ana e Speciales. Drenica do të goditet më së shumti nga ana e Gjykatës Speciale”, ka deklaruar Zeka.

Ai ka thënë po ashtu se Specialja do ta thërrasë edhe Rexhep Selimin e VV’së.

Zeka ka theksuar se në listën të cilën ai e posedon nuk gjendet emri i presidentit Hashim Thaçi, e as ai i kryeministrit Ramush Haradinaj.