Zejnullah Grudën: Gjykata Speciale do të themelohet, është interes i Shtetit (Video)

E publikuar: 02/07/2015 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëri prej profesorëve të parë të Universitetit të Prishtinës, Zejnullah Gruda, ka folur ekskluzivisht për Gazetën Express për themelimin e Gjykatës Speciale. Ka dhënë shembuj se si Gjykata të tilla nëpër botë janë krijuar edhe për dënimin e gjermanëve e japonezve pas Luftës së Dytë Botërore. Rrjedhimisht, ka thënë se kjo Gjykatë duhet të themelohet nga vendorët sepse është interes shtetëror i Kosovës dhe s’bën të themelohet prej Këshillit të Sigurimit.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare ka thënë se argumentet se s’bën të themelohet Gjykata nuk vlejnë më pasi çështja ka kaluar në vendimmarrjen politike.

“Shembuj ka. I çmoj argumentet. I kam përcjellë debatet. Të dy palët kanë argumente shumë të forta dhe të bazuara. Por, politika i ka do rrugë tjera. Pas luftës së dytë botërore janë dënuar gjermanët dhe japonezët….”, ka thënë profesor Gruda, për Gazetën Express.

Pse kemi ardhur deri te kjo situatë për rrugëdalje?

Profesori Gruda thotë Shteti i Kosovës ka ardhur në këtë situatë për shkak se drejtësia vendore e ndërkombëtarë kanë dështuar.

Gruda tregon shembuj të dënimit të krimeve të luftës, sjelljen jodilomatike të Kosovës, për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës etj.

Ndiqeni pjesën e parë të intervistës me profesorin Zejnullah Gruda. Në pjesën e dytë, Gruda shpalos fakte se ku është kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe cilave dokumente duhet t’iu drejtohen udhëheqësit e Kosovës.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/intervista/interviste-me-zejnullah-gruden-gjykata-speciale-do-te-themelohet-eshte-interes-i-shtetit-video-112705/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright