Zëdhënësi i VV’së: Haradinaj gabon që shkon te Presidentja

E publikuar: 08/02/2016 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i LVV’së, Frasher Krasnqi ka paralajmëruar se kundërshtimi i Qeverisë dhe marrëveshjeve të Brukselit do të vazhdojë të bëhet pa kompromis dhe me rezistencë deri në shkarkimin e saj.
Krasniqi nuk ka dashur ta komentoi gjatë pjesëmarrjen e Ramush Haradinajt në takim me Presidenten, Atifete Jahjagen dhe Isa Mustafen e Hashim Thaçin, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se kriza e krijuar në Kosovë e shkaktuar nga Mustafa dhe Thaçi, si rrjedhojë e vendimeve të tyre kundërkushtetuese dhe kundër popullatës, nuk mund të ketë zgjidhje në takime me ta.

“Këta dy njerëz janë të gatshëm të lëshojnë pe vetëm Serbisë”, dekrlaroi zëdhënësi Krasniqi për “Info Magazinë” në Klan Kosova.

Sipas Frasher Krasniqit, me 17 shkurtë populli do të japë fjalën e fundit për rrëzimin e kësaj qeverie.