Zëdhënësi i PDK-së: LDK, ashtu sikurse VV dështoi në mbrojtjen e sovranitetit të vendit

E publikuar: 25/12/2020 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi ka reaguar ndaj fillimit të vaksinimit të qytetarëve të Kosovës në veri nga Serbia.

Bytyqi ka akuzuar të gjitha partitë politike duke thënë se kanë dështuar në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Tregoni Haki Abazit se nuk ka dallim në mes të 1.000 testeve që i kishte sjellë Serbia në veri të Kosovë gjatë qeverisë Kurti, me vaksinimin e qytetarëve të Kosovës në veri nga Serbia, gjatë qeverisë Hoti.

Në të dyja raste, koalicionet VV-LDK dhe LDK-AAK-Nisma, kanë dështuar në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Në esencë, qeveria Hoti është gjunjëzuar para Serbisë, njëjtë siç ishte dorëzuar qeveria Kurti në fillim të pandemisë.