Zëdhënësi i MSH-së tregon se pse po përhapet aq shpejt koronavirusi

E publikuar: 15/07/2020 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Minstria e Shëndetësisë po vazhdon duke u bërë thirrje qytetarëve për mbajtjen e maskave dhe distancës në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit në Kosovë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social Facebook me titullin “Pse po përhapet kaq shpejt COVID-19”.

Aty janë listuar arsyet e përhapjes së koronavirusit, ku janë bisedat me kolegët, miqët dhe të afërmit pa maska.

“Mos bëni gabime të tilla. Secili potencialisht mund të jetë i infektuar. MBANI MASKË përherë jo për dekor, por për të mbuluar gojën dhe hundën.
Mbroni veten dhe shoqërinë tuaj”, thuhet në fotografi./GS/