Zbulohet shtatorja e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

E publikuar: 20/09/2018 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është zbuluar shtatorja e heronjve të kombit Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, në sheshin e Drenasit.
Kjo shtatore u vendos në sheshin “Fehmi Lladrovci” në 20 vjetorin e rënies së tyre, me ç’rast u mbajt edhe një manifestim, shkruan Indeksonline.

Ajo u zbulua nga Adem Lulzim Jashari, Hamzë Bekim Jashari, Luan Shkëlzen Haradinaj, Çlirim Xhavit Haziri, Elta Hyzri Talla, Krenare Ilaz Kodra, Rrezart Tahir Sinani, Xhevë Selim Krasniqi, Albana Shaban Shala, Donika Sylejman Selimi, Shkumbin Ali Ahmeti, Fitore Rexhep Mala, Gentrit Hafir Shala dhe Kosovare Ramiz Lladrovci.

Në zbulimin e saj morën pjesë dy presidentët: Hashim Thaçi e Ilir Meta dhe ish presidentët e Shqipërisë, Bujar Nishani, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu, dhe ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Po ashtu, të pranishëm në këtë manifestim ishin kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeparlamentari, Kadri Veseli, përfaqësuesi nga Maqedonia, Ali Ahmeti dhe shumë të tjerë