Zbulohet se gjithçka që bëri deputeti i PDK’së në Komision ishte e koordinuar me Thaçin

E publikuar: 27/04/2019 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm një ditë pas debatit dramatik që pati presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me disa prej anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Hetimin e rastit të “Gylenistëve”, ai është bërë sërish bashkë me njërin prej anëtarëve të këtij Komisioni. Me anëtarin që u përfshi në debat, por jo kundër presidentit.

Hajdar Beqa është deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili të premten përfshihej në debat anëtarët e Komisionit Parlamentar të cilit i takon, që t’i dilte në mbrojtje ish-shefit të tij në PDK, tashmë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

E, një ditë pas debatit që patën Thaçi e Beqa me anëtarët e Komisionit Hetimor, ata dy janë bërë sërish bashkë.

Pas homazheve që presidenti Thaçi bëri tek Memoriali i të Pagjeturve në Prishtinë të shtunën, deputeti i PDK-së është parë në prani të presidentit teksa janë futur bashkë në Presidencë.