Zbulohet qendra e dronëve amerikanë, ndodhet në Gjermani

E publikuar: 19/04/2015 02:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zemra e teknologjisë më të sofistikuar për programet e dronëve të Shteteve të Bashkuara ndodhet në Gjermani. Kjo është mësuar prej një investigimi të përbashkët të faqes së uebit “The Intercept” dhe revistës prestigjioze gjermane “Der Shpigel”, që citojnë një burim të nivelit të lartë, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim.

Ai tregon se baza amerikane në Ramstein të Gjermanisë, ka një funksion thelbësor në kryerjen e goditjeve me pasojë vdekjen, në Lindjen e Mesme, Afganistan dhe Afrikë. “Pa Ramstein, dronët nuk mund të funksiononin, të paktën jo siç veprojnë tani”, ka thënë burimi.

Dy vite më parë, publikimi i lajmit se baza e madhe amerikane në Gjermani u përdor për lehtësimin e goditjeve me dronë shkaktojë shumë debate. Në kundërpërgjigje, zyrtarët e lartë gjermanë deklaruan se nuk kishin fakte të forta për rolin e bazës ushtarake. Akuzat e reja e vendosin në vështirësi Berlinin, që akuzohet se nuk ka bërë asgjë për ta sfiduar Washingtonin sa i takon rolit të bazës ushtarake të Ramstein.

Sipas faqes online “The Intercept”, zyrtarët gjermane thanë se sulmet me dronë justifikohen vetëm në zonat e luftës, në kundërshtim me deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë, sipas të cilëve operacione të tilla kundër shënjestrave terroriste janë të ligjshme edhe jashtë këtyre zonave.

Në një intervistë për Euronews, Naom Comski, një nga intelektualet më të njohur në botë, i vetë-shpallur anarkist thotë se fushata e dronëve, është një fushatë globale vrasjesh terroriste.

Burimi: Tv Klan