Zbulohet pas 128 vitesh se kujt ia dha veshin e prerë Van Gogh

E publikuar: 22/07/2016 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zbulohet më në fund pas 128 vitesh personi i cili mori veshin e prerë të Vincent Van Gogh, të cilin ai e preu në një moment cmendie.

Në një libër të ri rreth piktorit, që u botua javën e kaluar, u zbulua identiteti i vajzës së re, së cilës Van Gogu i kishte dhënë veshin e prerë,transmeton Oranews.

Bëhet fjalë për Gabrielle Berlatier, një vajzë fermeri, sipas gazetës “The Art Newspaper”. Në vitin 1888, Gabrielle ishte 18 vjeçe. Ajo punonte si pastruese në kafenenë “Cafe de la Gare”, ku Van Gogh qëndroi për disa muaj.

Gazetarët kanë ndjekur shkrimet në libër dhe kanë arritur deri tek të dhënat nga instituti ”Pasteur” në Paris, ku kjo vajzë e re ishte shtrirë për kurim.

288E3BFD00000578-0-image-a-5_146832451530436321A6900000578-3686360-image-a-69_14683309757421B25B58800000578-3686360-image-a-17_1468328430769