Zbulohet paga mujore e sheikut të Rihannës (Foto)

E publikuar: 30/06/2017 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hassan Jameel këto ditë është kthyer në një nga emrat më të përfolur në mediat rozë.

Kjo për faktin, se ditë më parë ai u zbulua se është në lidhje me super yllin Rihanna, me të cilën edhe u fotografua në disa poza të nxehta në pishinë, shkruan The Sun.

Hassan është një ndër sheikët më të pasur, ndërsa nga kureshtja mediat ndërkombëtare kanë zbuluar së fundmi edhe të dhënat nga të ardhurat mujore të tij.

I njëjti është zëvendës president dhe zëvendës kryetar i biznesit familjar në familjen e Latif Jameel, një nga familjet më të pasura në Amerikë.Mendohet se shuma që i dashuri i Rihannës merr në muaj për punën që kryen sillet rreth 200 mijë dollarë amerikanë.

Në total, Jameel thuhet se përfiton mesatarisht edhe 8 milionë dollarë në vit nga “Toyota”, si aksionar në këtë kompani.