Zbulohet një detaj shokues për sulmuesit e Teksasit

E publikuar: 06/11/2017 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet amerikane kanë identifikuar sulmuesin që vrau 26 persona në një kishë në Teksas si një ish-punonjës i Forcave Ajrore Amerikane.

Sipas një zëdhënëse të Forcave Ajrore ai ishte shkarkuar për dyshimin se dhunonte bashkëshorten dhe fëmijën e tij.

Ann Stefanek, tha të dielën se Devin Kelley shërbeu 12 muaj burg ushtarak në vitit 2012.

Ai fillimisht u ul në detyrë për sjellje të keqe dhe më pas u shkarkua.
Ajo tha se Kelley shërbeu në Bazën e Gatishmërinë e Logjistike të Forcave Ajrore në Nju Meksiko nga viti 2010 deri në vitin 2014.

Ai ishte përgjegjës për lëvizjen e udhëtarëve, ngarkesave dhe pronës personale në transportin ushtarak.

Kelly hapi zjarr të dielën në Kishën e Parë Baptiste në një periferi të Teksasit duke vrarë 26 besimtarë dhe plagosur rreth 20 të tjerë.