Zbulohet edhe një virus i ri, nuk ngjan me asnjë tjetër në botë!

E publikuar: 12/02/2020 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një liqen të Brazilit, shkencëtarët kanë zbuluar një virus misterioz, i cili nuk parë ndonjëherë deri tani.

Virusin e ri e kanë emërtuar me emrin e një sirene, e cila sipas gojëdhënave i mashtronte ushtarët për t’u futur në ujë dhe për t’i mbytur.

Yaravirusi, që e mori emrin nga sirena mitologjike Yara, i ka lënë shkencëtarët të habitur, sepse duket se nuk lidhet me asnjë virus tjetër në botë. Sipas hulumtimeve, 90 për qind e gjeneve të këtij virusi nuk janë parë kurrë më herët, dhe kjo e bën atë tejet të veçantë. Yaravirusi u dokumentua nga shkencëtarët në janar pas u zbulua krejt papritur në liqenin Pampulha, pranë qytetit Belo Horizonte. Ekspertët e analizuan ADN-në e tij dhe i gjetën 74 gjene.

Vetëm gjashtë prej tyre ishin regjistruar më parë në literaturën mjekësore. Studimi u krye në Universitetin Federal të Minas Gerais-it. Njëri prej autorëve të studimit tha se “yaravirusi i zgjeron njohuritë tona për diversitetin e viruseve. Shkencëtarët besojnë se Yaravirusi është rasti i parë i izoluar i një grupi të panjohur të viruseve amebale.