Zbulohet e vërteta e bujshme: Flota amerikane s’ka qenë duke udhëtuar drejt Koresë së Veriut

E publikuar: 20/04/2017 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Anijet luftarake amerikane

Aeroplanmbajtësja amerikane dhe luftanijet e tjera nuk po lundronin në drejtim të Koresë së Veriut , por sipas zbulimeve te reja, po shkonin në drejtim të kundërt me shtetin diktatorial.
Marina amerikane tha më 8 prill se grupi i aeroplanmbajtëses “Carl Vinson” po udhëtonte drejt Gadishullit Korean dhe javën e kaluar presidenti Trump tha se po dërgohej një “Armatë e fuqishme”

Por në të vërtetë, gjatë gjithë kësaj fundjave, flota ishte shumë larg , duke lëvizur nëpër ngushticën Sunda në Oqeanin Indian.

Komanda e Paqësorit të ushtrisë amerikane tha të martën se kishte përfunduar trajnimin e planifikuar paraprakisht me Australinë, jashtë bregdetit veriperëndimor të saj pas largimit Singapori më më 8 prill.

Flota amerikane është duke udhëtuar tanimë drejt Paqësor perëndimor, ashtu siç ishte urdhëruar nga Trump.

Nuk është e qartë nëse e gjitha ishte një mashtrim i qëllimshëm, i projektuar ndoshta për të frikësuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, një ndryshimi plan, ose keqkuptimi i thjeshtë mes ushtrisë amerikane, sqaron një nga korrespondentët e BBC-së në gadishull, Stephen Evans.