Zbulohet domethënia e shkronjave të gjelbra nga filmi Matrix (Video)

E publikuar: 30/10/2017 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkronjat e gjelbra që bien nga ekrani i kompjuterit në filmin Matrix, pothuajse të gjithë prej nesh kemi pasur rastin t’i shohim.

Megjithatë, a e keni pyetur veten se për çfarë në të vërtetë shërbejnë këto shkronja që në shikim të parë duken se bien plotësisht rastësisht, transmeton Telegrafi.

Skenografi i Matrixit, Simon Whitely, ka deklaruar për Cnet se teksti i koduar në vërtetë paraqet një koleksion të karaktereve japoneze “hiragan”, “katakan” dhe “kunji”, transmeton Telegrafi.

“Të gjithëve u kam treguar se Matrixi është i bërë nga recetat e sushit japonez. Pa këtë kod, nuk do të kishte Matrix”, ka deklaruar Whitely. /Telegrafi/