Zbulohet data e debutimit të F1 2018 për PS4, Xbox One dhe PC

E publikuar: 17/05/2018 07:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edicioni i 2018-ës së lojës së famshme të Codemasters dedikuar kampionatit të makinave më të shpejta në botë, Formula 1, do të debutojë këtë verë.

Përmes një njoftimi për shtyp, kompania tha se F1 2018 do të debutojë në mbarë botën më 24 Gusht.

Loja do të jetë e disponueshme në PlayStation 4, Xbox One dhe Windows.

Ajo debuton ditën kur mbahet gara e pistës së Belgjikës, në cirkuitin e famshëm së SPA Francorchamps.

Loja e vitit të kaluar u prit mirë nga kritikë. Ajo mori një vlerësim prej 86 pikësh. Historikisht, F1 ka qenë një prej titujve me vlerësimin më të lartë. /GameWorld Albanian