Zbulohet arsyeja pse stacioni i benzinës u mbush papritmas me qindra shpezë (Video)

E publikuar: 13/02/2018 08:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Christine Dobbyn ka shkuar ta mbushte veturën benzinë në një pompë në Teksas të Shteteve të Bashkuara, kur ka mbetur e habitur me qindra shpezë që e kishin mbushur hapësirën.

Megjithëse ishte një skenë e pazakontë, asnjë prej tyre nuk bënte lëvizje të pakontrolluar, apo edhe ndonjë sulm, transmeton Telegrafi.

“Përfundova obligimin me nxitim, sepse isha me sy nga zogjtë që më frikësonin. Vetëm prisja që të më sulmonin”, e ka përshkruar Dobbyn ngjarjen.

Sa do që duket e pazakontë, ekspertët mendojnë se zogjtë kanë gjetur këtë vend të ndriçuar mirë, pasi ishin lodhur duke qëndruar në errësirë të plotë.

“Nganjëherë duan të shohin mirë dhe kjo hapësirë në periferi, ishte e vetmja mundësi që të ikin prej territ ku zakonisht kalojnë natën”, ka qenë një prej komenteve të njohësve të shpezëve. /Telegrafi/