Zbulohen veglat misterioze nga guri të vjetra më se 4,500 vjet (Foto)

E publikuar: 07/10/2017 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arkeologët kanë gjetur në Clwydian të Wales, veglat misterioze nga guri që nuk janë parë kurrë më parë, të cilat besohet se i përkasin Epokës së Bronzit.

Së bashku me disa gjëra tjera, ato u gjetën në një bunar të vjetër më se 4,500 vjet, transmeton Telegrafi.

Hapësira ku u gjetën veglat

Pajisjet e gjata prej pesë deri në 22 centimetra, kanë një pjesë të mprehtë, me të cilën mendohet se janë bërë gdhendje të ndryshme në gurë dhe dru.

Nuk përjashtohet mundësia, se janë përdorur edhe për të prerë ushqim.

Vegla nga guri që nuk është parë ndonjëherë

“Janë shumë të dëmtuara në pjesën e poshtme, andaj dyshohet se me to punoheshin pjesë të forta nga guri. Ka mundësi që janë krijuar edhe unaza druri”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Gjetjet e pazakonta, pritet të zbulojnë me shumë rreth historisë së asaj kohe. /Telegrafi/